Në të podcastin “Dheze Mikrofonin” Labinot Tahiri ka hapur zemrën si asnjëherë më parë, shkruan Neutral Bizz.
Mes lotësh Labi kujtoi një moment të veçantë kur ishte vetëm 13 vjeç. Pas një performance në shkollë, ai fitoi 20 marka. Ai rrëfen se me ato para kishte blerë gjëra ushqimore, gjëra këto që mungonin në shtëpinë e tyre.
I emocionuar tregonë se si ishte ndjerë krenar në ato momte ai dhe nëna e tij.
Ku fjalët e para të nënës së tij ishin: “Ma zbardhe fytyrën, djali im.”
Në atë moment, Labinoti kuptoi çfarë do të thotë bamirësia dhe sa e madhe është ndihma, sado e vogël të jetë ajo.
Kjo histori prekëse theksoi edhe një herë rëndësinë e ndihmës për të tjerët dhe ndikimin pozitiv që mund të ketë një akt bamirësie/ Neutral Bizz.