Policia arreston të dyshuarin që dogji tri vetura

Policia në Prishtinë arrestoi dje një të dyshuar për djegie veturash.

Sipas policisë, personi në fjalë dyshohet që të hënën rreth orës 04:30, ka djegur tri vetura.

Pas hetimeve të zhvilluara, policia ka arritur të lokalizojë dhe prangosë të dyshuarin, raporton Indeksonline.

Ai, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si “Zjarrvënie” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *