Këngëtari Shpat Kasapi së bashku me bashkëshorten e tij, Selvija dhe djalin Roeli rreth 6 muaj më parë u zhvendosën për të jetuar në Tiranë.
Artisti së fundmi ka zbuluar arsyen pse “braktisi” Shkupin për Tiranën.
Shpati tha se arsyeja e parë pse vendosi për të jetuar në kryeqytetin e Shqipërisë është djali i tij, Roeli sepse sipas tij kopshtet janë më të mira dhe gjuha është më e pastër.
Nga ana tjetër vendimi erdhi edhe si pasojë e mundësive më të mira për karrierën e tij si këngëtar dhe punën si biznesmen.
“Tirana është qyteti që gjithmonë më ka tërhequr. Kam nostalgji për Tiranën, kam fituar mbi 20 çmime. Kam një periudhë të mirë këtu.
Unë jam prodhim i Tiranës, Shqipërisë. Arsyeja e parë është djali im, Roeli por edhe mundësitë e mia për karrierë dhe punën.
Këtu në Tiranë do të hapë dhe një lokal, jam duke u përgatitur. Jam duke ardhur si biznesmen. Kohët e fundit, 5-10 njihem si një këngëtar te pop-folku. 15 vjet po bëj që kam lënë diskun.
Para pandemisë kemi bërë jetë të shthurur, kemi kënduar deri në orën 3-4 të mëngjesit. Ajo është muzika në fakt, jo të këndosh në orën 9-10 të darkës.
Vendosja të bëja një jetë më ndryshe se ajo në Shkup. T’i kem gjërat më afër. Mendova për djalin, kopshtet janë më të mirë, gjuha është e pastër. Megjithatë Shkupin e dua fort se atje jam rritur, por Tirana është tjetër gjë”, u shpreh Kasapi.