Real Madridi përmes një komunikate ka njoftuar se klubi do të participojë në Kupën e Botës për Klube të vitit të ardhshëm, raporton Sinjali Sporti.
“Nuk ka qenë kurrë në dyshim, ne do të jemi pjesë e Kupës së Botës dhe jemi krenarë që garojmë për të fituar trofeun për tifozët tanë”.
Kjo deklaratë e klubit madrilen vie vetëm disa orë pasi trajneri i klubit, Carlo Ancelotti tha se ekipi i tij nuk do të garojë në Botërorin e Klubeve.
Në një intervistë për “Il Giornale”, Ancelotti paralajmëroi se “FIFA mund ta harrojë atë” në lidhje me Kupën e Botës për Klube.
“Lojtarët dhe klubet nuk do të marrin pjesë në atë turne. Një ndeshje e vetme e Madridit vlen 20 milionë euro (21.5 milionë dollarë) dhe FIFA dëshiron të na japë atë shifër për të gjithë turneun. Si ne, disa klube do ta refuzojnë ftesën,” parashikoi Ancelotti.
Sipas një burim anonim nga klubi, është cituar të ketë thënë se FIFA “do të vrasë lojtarët” me një ngarkesë të tepruar të punës që për yjet e saj mund të nënkuptojë të luajë deri në 72 ndeshje në 2024/2025.
E në një përditësim të fundit, trajneri italian ka deklaruar se deklarata e tij nuk është interpretuar siç ka menduar.
“Në intervistën time me Il Giornale, fjalët e mia për Botërorin e Klubeve FIFA nuk janë interpretuar ashtu siç kam menduar”.
“Asgjë nuk mund të jetë më larg nga interesi im sesa të refuzoj mundësinë për të luajtur një turne që mendoj se mund të jetë një mundësi e shkëlqyer për të vazhduar luftën për tituj të mëdhenj me Real Madridin”.