Prishtina i ndan rrugët me 10 futbollistë, ja emrat

Prishtina ka njoftuar largimin e dhjetë futbollistëve nga skuadra.

Shumica nga ta kanë qenë në fund të kontratës, ndërsa me tre futbollistë të tjerë bashkëpunimi ka përfunduar me marrëveshje.

“Njoftojmë që pas skadimit të kontratave nuk kemi vazhduar bashkëpunimin me futbollistët, Mergim Pefqeli, Muhamed Useini, Genc Hamiti, Hasan Hyseni, Kushtrim Gashi, Egzon Sinani dhe Kreshnik Uka si dhe trajnerëve Agim Maliqi dhe Ardian Sallahu
Ndërsa, me marrëveshje është ndërprerë bashkëpunimi me Albion Kurtaj, Ermal Veliqi dhe Butrint Bulliqi
FC Prishtina u është mirënjohëse gjatë angazhimit në ekipin tonë, i falënderojmë përzemërsisht dhe u urojmë sukses në vazhdim të karrierës”, shkruan FC Prishtina në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *