Nesër, më 8 qershor 2024, ora 20:00, Pallati i Rinisë dhe Sportit në Prishtinë do të jetë skena e një ngjarjeje të paharrueshme për të gjithë adhuruesit e muzikës shqiptare, shkruan Neutral Bizz.
Shkurte Fejza, njëra ndër zërat më të njohur dhe më të dashur të kombit tonë, do të festojë 50 vjetorin e saj në skenë me koncertin madhështor të titulluar “Shkurte Fejza – 50 Vjet Zëri i Kombit”.
Ky koncert do të jetë një dhuratë e veçantë për të gjithë ata që kanë ndjekur dhe kanë dashur muzikën e saj ndër vite. Hyrja është falas, duke ofruar mundësinë që çdo admirues dhe dashamirës i muzikës së mirëfilltë shqiptare të jetë pjesë e kësaj mbrëmjeje të paharruar.
Ejani të festojmë së bashku dhe të shijojmë muzikën e mrekullueshme të Shkurte Fejzës! ❤️