Ngrihet aktakuzë ndaj një serbi të dyshuar për vrasjen e tre shqiptarëve gjatë luftës

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër një serbi i dyshuar për veprën penale “krimi i luftës kundër popullsisë civile”.

Siç thuhet në njoftim vepra penale më të cilën ngarkohet serbi, është e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.

I dyshuari me inicialet M. P., – i nacionalitetit serb, shtetas i Kosovës – akuzohet se gjatë kohës së luftës në Kosovë, rreth datës 1 shtator 1998, në afërsi të Lagjes “Hoqa Mahalla”, në Prizren, ka marr pjesë në vrasjen e viktimave Reshat Daçaj, Binak Daçaj, Fatmir Bojaxhiu.

I pandehuri gjendet nën masën e paraburgimit deri në një vendim të ri nga ana e Gjykatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *