Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë në Skenderaj.
Rasti ka ndodhur të martë në ora 10:15.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje verbale që kishin pasur me viktimën mashkull kosovar, dyshohet se e kishin sulmuar fizikisht atë duke e goditur me thikë”, thuhet në raport.
Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK.
Me vendim të prokurorit njëri i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari i dytë është dërguar në mbajtje.