Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.Në Hagë sipas kalendarit, të kësaj gjykate, sot të mbahet seancë gjyqësore, në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-ës. Në seancën e të hënën dëshmoi dëshmitari i 70-të, me shifrën 03170, i Zyrës së Prokurorit të Specializuar.Sipas përmbledhjes së lexuar nga përfaqësuesi i ZPS-së, prokuror James Pace, dëshmitari ishte anëtar i LDK-së i cili ishte ndaluar së bashku me një person tjetër dhe janë rrahur.Prokuroria e Specializuar ka bërë të ditur se këtë javë janë planifikuar që të dëgjohen dy dëshmitarë të cilët mbajnë kodet 03170 dhe 04410.
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill kurse të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.Aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020. Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.Ndryshe Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, njoftojnë se gjykatësi Stensland u rizgjodh kryetar i Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese të DHSK-së.