“Heronjtë nuk vdesin kurrë, ata kanë vetëm ditëlindje” – Në 59 vjetorin e lindjes së Skënder Rexhepit kujtohen veprat e tij për liri

“Heronjtë nuk vdesin kurrë, ata kanë vetëm ditëlindje” – 59 vite për komandant ‘Hekurin’, Skënder Rexhepin, atdhetarin e madh të çështjes Kombëtare për liri e pavarësi.

Komandant “Hekuri” në 59 vjetorin e lindjes kujtohet për trimërinë e paepur dhe për rezistencën e lavdishme kundër pushtuesve serbë, deri në ditën e tij të fundit, kur ra me pushkë në dorë, në një pritë armike, më 21 janar 1999, në një kodër mbi fshatin Fortesë.

Skënder Rexhepi si 15-vjeçar ishte anëtarësuar në organizatën e njësuar nga Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

Më pas ai është angazhuar për çështjen kombëtare dhe për lirinë e Kosovës, ku iu bashkua edhe UÇK-së.

Pas një beteje kundër pushtuesit serb, Komandant Hekuri ra në altarin e lirisë bashkë me dëshmorin e kombit Fitim Durakun, i cili nga plagët e marra të asaj dite u pavdekësua më 4 prill 1999.

Në ballafaqim me pritën e mirë organizuar të armiqve, plagë të rënda kishin marrë edhe Xhavit Elshani nga Pirana dhe Mustafë Bajraktari nga Polluzha.

Komandant Hekuri ka lënë pas vetes bashkëshorten, Kumrijen, vajzën Agnesën dhe djalin, Altinin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *