“Duke pastruar municionin për luftëtarët e lirisë” | Fotoja e veçantë e familjes së heroit Skënder Rexhepi

Një fotografi e familjes së heroit të kombit, Skënder Rexhepi, e realizuar në korrik të vitit  1998 në shtabin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Mrasor të Rahovecit, u publikua sot nga Vlora Çitaku e PDK-së, raporton Sinjali.

Në këtë foto të veçantë, shihen nënë Kada, që njihej si nëna e UÇK-së, bashkë ma vajza e  fëmijë.

Çitaku shprehu mirënjohje për të gjithë ata që patën guxim ta ëndërrojnë lirinë, e të luftojnë për të.

“…duke pastruar municionin për luftëtarët e lirisë. Mes tyre, Hidajete Krasniqi, ish e burgosur politike dhe aktiviste e shquar. Përulësisht mirënjohje për gratë e burrat që patën guxim ta ëndërrojnë lirinë, e të luftojnë për të.” – shkroi ndër të tjera.

Skënder Rexhepi si 15-vjeçar ishte anëtarësuar në organizatën e njësuar nga Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

Më pas ai është angazhuar për çështjen kombëtare dhe për lirinë e Kosovës, ku iu bashkua edhe UÇK-së.

Pas një beteje kundër pushtuesit serb, Komandant Hekuri ra në altarin e lirisë më 21 janar 1999 në fshatin Fortesë [ish-Bellacerkë].

Në këtë pritë ai luftoi krah më krah me dëshmorin e kombit  Fitim Durakun, i cili nga plagët e marra të asaj dite u pavdekësua më 4 prill 1999.

Në ballafaqim me pritën e mirë organizuar të armiqve, plagë të rënda kishin marrë edhe Xhavit Elshani nga Pirana dhe Mustafë Bajraktari nga Polluzha.

Komandant Hekuri ka lënë pas vetes bashkëshorten, Kumrijen, vajzën Agnesën dhe djalin, Altinin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *