Në një hap të guximshëm dhe inovativ, artistja e njohur Fifi ka sjellur një “EP” të ri, duke lënë gjurmë të thella në tregun muzikor shqiptar, shkruan NeutralBizz.
Kjo iniciativë e Fifit, në bashkëpunim me artistin tjetër të njohur Young Zerka, është një shembull i freskisë dhe energjisë që ajo sjell gjithmonë në skenë. Albumi përmban gjithsej pesë këngë, të cilat janë:
- None
- Sajzezo
- Turi Turi
- Fotografi
- Te dua
Videoklipet e këtyre këngëve dominohen nga ngjyrat e verës, që simbolizojnë energjinë e Fifit dhe aftësinë e saj për të magjepsur audiencën. Me këtë “EP” të titulluar “Kameleon” Fifi jo vetëm që tregon edhe një herë se është një artistë e preferuar për stilin e saj unik dhe inovativ, por edhe qëndron përkrah trendeve të fundit muzikore.
Si duket verë nuk ka pa muzikën e Fifit dhe ku fansat mbeten të mahnitur dhe të kënaqur nga kjo prurje e re, ku zëri i Fifit i mbush me emocion dhe gëzim. Këngët e saj të reja pritet të bëhen hitet e verës, duke përforcuar edhe më shumë pozicionin e saj si një nga artistet më të dashura dhe të suksesshme të momentit.
“EP”-ja e re e Fifit në bashkëpunim me Young Zerka është një dëshmi e qartë se ajo vazhdon të rritet dhe të shkëlqejë në skenën muzikore, duke sjellë gjithmonë diçka të re dhe të freskët për adhuruesit e saj. Mos humbisni rastin për të dëgjuar dhe shijuar këtë projekt fantastik që do të mbetet në kujtesën tuaj për një kohë të gjatë/ NeutralBizz.