Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, gjatë bastisjes rutinore në sallën e vizitave, stafi i sigurisë ka zbuluar se brenda TV-së së sjellë nga vizitori, në mënyrë të kamufluar, ishte fshehur një telefon i tipit iPhone.
I burgosuri ndaj të cilit ishte dedikuar iPhone-i është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore.
Vizita është anuluar dhe për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës.
Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndrojë duarkryq përballë këtyre dukurive negative që rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj” thuhet në njoftimin e Qendrës.