Deputetja e GUXO, Jeta Statovci, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se ka vizituar familjen Mehmeti në vëri të Mitrovicës.
Statovci, njoftoi se shtëpia e familjës Mehmeti po ndërtohet, sikurse familje tjera po kthehen te pronat e tyre.
“Në veri të Mitrovicës, kisha kënaqësinë të vizitoj familjen Mehmeti, shtëpia e të cilëve ishte djegur vite më parë, duke i detyruar të jetojnë me rëndesën financiare e në objekte me qera.
Shtëpia po ndërtohet, e familja Mehmeti sikurse edhe familje tjera po kthehen te pronat e tyre. Të lirë, të sigurtë e me shpresë, në Kosovën demokratike, të sunduar nga ligji dhe parimet e barazisë”, ka shkruar Statovci.
Ndërsa gjatë kësaj vizite, Statovci ka bërë një ndalesë për kafe në Leposaviq.
“Kafja në Leposaviq, pranë flamurit të Kosoves”, ishtë mbishkrimi i saj në foto.