Gazeta Neutral raportoi ditë më parë se 2 mijë e 230 policë kanë konkurruar për vetëm 355 vende të lira për të marrë gradën e rreshterit dhe i janë nënshtruar më 4 maj testit me shkrim.
Në konkursin për gradim të policëve në Policinë e Kosovës, ka pasur dyshime për favorizime dhe parregullsi.
Gazeta Neutral raportoi se pikë maksimale kanë marrë familjarët e eprorëve në Policinë e Kosovës.
Sipas burimeve të Gazetës Neutral, pikët janë si në vijim:5 kandidatë i kanë marr ka 100 pikë;7 kandidatë nga 99 pikë;21 kandidatë nga 98 pikë;28 kandidatë nga 97 pikë dhe33 kandidatë nga 96 pikë.
Po i njëjti butim konfirmon se me 0 pikë kishte rezultuar Esat Ahmatoviç.
Testet për kandidatët u shpërndanë më herët për disa “të preferuar” dhe rezultatet e testeve të këtyre individëve ishin dukshëm më të larta.
Shumica e të favorizuarve ishin nga gjenerata e 54-të e Policisë dhe grupe të tjera të lidhura me zyrtarë të lartë.
E njëjta gjeneratë, ajo e 54-të i është nënshtruar testimit.