Ish-ministri i Punëve të Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Spanja po refuzon ta njohë pavarësinë e Kosovës duke e përmendur si arsye procesin e dialogut të Brukselit, kurse në anën tjetër njohu Palestinën, jashtë Marrëveshjes së Oslos.
Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social X, ka thënë se Spanjës nuk i sjell asnjë nder të jetë në një barkë me Rusinë sa i përket Kosovës.
“Spanja ende refuzon të njohë shtetin më të ri të Evropës, Kosovën, duke përmendur procesin e dialogut të Brukselit, megjithatë ajo e njeh Palestinën, jashtë Marrëveshjes së Oslos. Nuk i sjell asnjë nder Spanjës dhe shteteve të tjera evropiane të jenë në të njëjtën barkë me Rusinë në Kosovë. Hipokrizi diplomatike?”, ka shkruar ai në rrjetin social X.