Për moderatoren Megi Pojani, dita e sotme është shumë e veçantë, pasi feston ditëlinindjen. Për të nuk munguan urimet nga miqtë, kolegët dhe familjarët, por njëra tërhoqi shumë vëmendjen.
Bëhet fjalë për një ripostim, ku një ndër miket e saj e kishte uruar me një foto. Megi shihet teksa ka ngritur njërën këmbë dhe tek të pasmet ka vendosur një figurë me shenjën (-18) për ta mbuluar.
Kujtojmë se Megi aktualisht është duke drejtuar emisionin ‘Përputhen’. Ajo vazhdon të jetë tepër aktive në rrjetin social “Instagram”, ku shpesh ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj. Ndërsa për ditëlindje, duket se ka zgjedhur të festojë me familjen, në një darkë private.