Kryeministri Albin Kurti gjatë qëndrimit të tij në Mbretërinë e Bashkuar, ka mbajtur një fjalim në Konferencën e Mbrojtjes në Londër, nga ku ka thënë se armatimi i madh i Serbisë tregon që ajo po synon eskalimin e situatës në rajon.
Kryeministri Kurti kla thënë se Kosova po bashkëpunon në çdo sferë me partnerët e saj, ndërsa Serbia me Rusinë, Kinën e Iranin.
“Derisa Republika jonë bashkëpunon në çdo sferë me partnerët e saj, si SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe BE-në, Serbia intensifikon bashkëpunimin e saj me Rusinë, Kinën dhe Iranin” ka thënë Kurti, i cili gjithashtu ka përmendur raportin e publikuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan, ku tregohet se 87 për qind e kosovarëve, mbështesin politikën pro BE-së dhe pro perëndimit.
“Demokracia ka nevojë për siguri dhe siguri në mënyrë që të lulëzojë. Sipas një studimi të kryer nga Instituti Ndërkombëtar Republikan, 87% e Kosovës mbështesin politikën pro BE-së dhe Pro-perëndimit. Kjo është përqindja më e lartë e çdo vendi të Ballkanit Perëndimor” ka deklaruar Kurti./rtk