Me 80 vota për, është votuar ratifikimi i Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës (BZHKE) për Projektin “Banimi social adekuat”.
Për këtë marrëveshje nuk pati asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.
Kuvendi i Kosovës edhe më herët ka miratuar dy marrëveshje ndërkombëtare të mbetura nga seanca e kaluar, me ndihmën e votave të opozitës.