Me nje transformim rrenjësor, e me nje pamje krejtesisht ndryshe, Klinika e Onkologjise ka hapur sërish dyert për pacientët, pas renovimit të bërë.
Në perurimin e renovimeve të pranishëm ishin kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministri i Shendetësisë Arben Vitia.
Kryeministri Albin Kurti tha se investimet e bëra e kanë transformuar këtë klinikë.
“Kemi një investim substancial prej rreth 600 mijë euro, që e ka transformuar këtë klinikë në mënyrë domëthënëse për mjeket stafin dhe pacientët. I kanë pasur 45 shtretër, tani i kanë 60 shtretër dhe së shpejti do ti kenë 110 shtretër. Lista e barnave esenciale është zgjëruar e po ashtu dhe buxheti është rritur” , tha Kurti.