Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami i ka reaguar kryeministrit, Albin Kurti i cili ditën e djeshme tha se Qeveria e tij i ka krijuar 87 mijë vende të reja pune.Bajrami tha se Kurti ka folur të pavërteta, shifra që sipas saj asessi nuk qëndrojnë.“E PAVERTËTA E KURTIT QË PESHON 29 MIJË VENDE PUNE Kryeministri Kurti i cili nuk e gjeti guximin të deklarohet për dështimin e tij për ta antarësur Kosovën në Këshillin e Evropës, paska deklaru se Qeveria e tij i ka kriju 87 mijë vende të reja të punës. Kjo është një e pavërtetë e madhe të cilën nuk kanë si e kamufolojnë dezinformuesit qeveritarë dhe ja argumentet: Sipas ATK-së është e vertëtë se Kosova sot ka rreth 415,415 vende pune, por është gjithashtu është e vërtetë se sipas ATK-së në vitin 2020, në kohën e pandemisë Kosova ka pasë 357,161 vende pune, andaj edhe nëse krejt vitin 2021 e llogarisim si vit të Qeversië Kurti numri i vendeve të punës nuk është rritë për 87 mijë sa thotë Kurti, por është rritë 58 mijë. Kjo e pavërtetë peshon hiç me pak se 29 mijë vende pune. Shih tabelën poshtë”, shkroi Bajrami.Deputetja tha se edhe të dhënat e Trustit konfirmojnë se shifra s’është e saktë.
“Për me tepër nëse ne dëshirojmë me ditë numrin e të punësuarve në vend, me punësim stabil atëherë ka një institucion ku ne mund t’i shohim shifrat dhe ai institicion është Trusti i Kursimeve Pensionale. Trusti është me i besushëm se Administrata Tatimore për faktin se në ATK nëse një person punon në tri ose katër vende, ATK e llogaritë tri, respektivisht katër herë, e të tillë nuk janë pak. Sipas Trustit të Kursimeve Personale në vitin 2022 numri mesatar i llogarive aktive është 331 555, derisa në vitin 2021 kjo shifër ishte 315 722”, shkroi Bajrami.Ish-ministrja e Financave listoi disa veprime/mosveprime të Qeverisë, të cilat thotë se e vështirësuan klimën biznesore në Kosovë.“Një fakt tjetër është se Qeveria nuk krijon vende pune, Qeveria e ka për dëtyrë që me kriju klimë të përshtatshme për biznes. E çka ka bërë kjo Qeveri për klimën e biznesit?Unë e sfidoj Kryeministrin Kurti me dalë me tregu dy gjëra që Qeveria e tij i ka bërë për ta lehtësuar klimën e bizneseve. Ndërsa gjatë këtij mandati ka një sërë veprimesh/mosveprime që klimën biznesore në Kosovë e kanë përkeqësu”, shkroi Bajrami.