25 vjet nga rënia e Qamil Ilazit, komandant Bardhit

Sot shënohet 25-vjetori i rënies së komandantit të brigadës 162 “Agim Bajrami” (Kaçanik) Qamil Ilazi- komandant Bardhi.

“Me rastin e 25-vjetorit të rënies së komandantit të brigadës 162 “Agim Bajrami” Qamil Ilazi- komandant Bardhi dhe dëshmorëve Selim Shehu,  Rizvan e Xhezair Bela, Sakip Mulaku e Ejup Dushkaja, Burhan Zeneli e Hesat Axhami si dhe martirët: Hajdin Bela, Zejnete Avdiu, Selvete e Miradije Kuka dhe Osman Jezerci, nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës Besim Ilazi në bashkëpunim me  Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dega në Kaçanik dhe me Këshillat organizues të fshatrave Kaçanik i Vjetër, Gjurgjedell dhe Llanishtë”, organizohen manifestime përkujtimore dhe bëhen homazhe te varrezat e dëshmorëve në Kaçanik.

Në shënim të kësaj dite luhet edhe finalja në futboll në turneun memorial “Bardhi 2024”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *