Nis takimi Kurti-Krasniqi, këto pritet të jenë temat e diskutimit

Ka nisur takimi mes kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Krasniqi është i vetmi prej liderëve të partive opozitare që pranoi ftesën për darkë me kryeministrin Albin Kurti, i cili ftoi të tre krerët e partive opozitare në një takim “për të shqyrtuar mundësitë e reja rreth përmbushjes së agjendës së mbetur legjislative për sesionin pranveror”, siç thuhet në ftesë.

Pjesë e takimit janë edhe shefat e Grupeve Parlamentare të Vetëvendosjes dhe PDK-së, Mimoza Kusari-Lila dhe Abelard Tahiri.

Krasniqi është i vetmi lider opozitarë që e pranoi ftesën e Kurtit për takim.

Motivi sipas PDK-së për prezencën e Krasniqit në një takim “në katër sy” me Kurtin është caktimi i datës së zgjedhjeve të reja.

Në anën tjetër Kryeministri Kurti, kur e ftoi këtë takim, tha se aty do të flitet për agjenden e legjislativit.

Pas takimit pritet të ketë konferencë për media.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *