Si e komenton Behgjet Pacolli ftesën e Kurtit për takim drejtuar partive opozitare?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar për sonte në një takim liderët e tri partive më të mëdha opozitare.

Por, si e komenton këtë ftesë ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli?

Presidenti i AKR-së në një prononcim për IndeksOnline ka thënë se është shumë interesante që: Qeveria tani po kërkon bashkërenditje të problemeve “me kriminel”, e “hajna”, siç tërë kohën ata e kanë quajtur opozitën.

“Po me duket që ftesa ndaj opozitës nga Kryeministri Kurti për të diskutuar çështjet parlamentare jashtë organeve të Kuvendit, por në qeveri ngre shqetësime për tendencat autokratike dhe minon kuadrin institucional. Kjo qasje duket më e fokusuar në shfaqjen e kontrollit të një personi mbi institucionet sesa në nxitjen e dialogut dhe bashkëpunimit të vërtetë. Do të ishte gabim që opozita të legjitimojë veprime të tilla në Kosovë, pasi mund të krijojë një precedent që kërcënon procesin demokratik dhe ndarjen e pushteteve”, ka thënë ndër tjera Pacolli.

Ftesës së Kurtit për takim pozitivisht i është përgjigjur vetëm kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ndërsa lideri i LDK-së dhe ai i AAK-së kanë refuzuar ftesën për takim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *