Arrestohet një serb për vepra penale kundër rendit kushtetues të Kosovës

Prokuroria Speciale ka arrestuar një person me inicialet S.M. i nacionalitetit serb, shtetas i Republikës së Kosovës.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se i arrestuari S.M akuzohet për veprat penale që kanë të bëjnë me kapitullin e veprave penale kundër rendit Kushtetues të Republikës së Kosovës.

“Gjithashtu, ndaj të arrestuarit S.M., Prokuroria Speciale, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për shkak të veprave të lartcekura”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *