Artistët e njohur Gold AG dhe Altin Sulku kanë publikuar këngën e tyre të re ‘Dibra’, një këngë e cila përmban grimca të theksuara patriotizmi dhe është pritur me entuziazëm nga dëgjuesit, shkruan Neutral Bizz.
Kënga, e cila përshkruan historinë dhe traditat e Dibrës, ka shënuar një sukses të madh që nga momenti i publikimit, duke fituar vëmendjen e shumë dashamirësve të muzikës shqiptare.
Me një kombinim të unikët të zhanreve dhe interpretimit të tyre të pasur, Gold AG dhe Altin Sulku kanë arritur të sjellin një këngë që premtonte të ishte një nga hitet e vitit/ Neutral Bizz.