Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar me kryesinë e kësaj partie në Zvicër.
Haradinaj tha se kryesinë e re të partisë së tij në Zvicër e informoi për situatën politike e të sigurisë në Kosovë, teksa bëri të ditur se në takim u fol edhe për proceset dhe fazat vijuese që e presin AAK-në në Kosovë.
“Mbështetja për Aleancën nga bashkatdhetarët në Zvicër dhe në të gjithë diasporën, është një burim i fortë i inkurajimit për të punuar bashkë që të kalojmë vështirësitë me të cilat po përballet vendi si pasojë e kësaj qeverie”, tha Haradinaj, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, Haradinaj tha se do t’i sjellin Kosovës ndryshimin e nevojshëm, drejt zhvillimit dhe integrimit të qëndrueshëm në strukturat euro-atlantike, në koordinim të plotë me aleatët, në krye me ShBA-të.