Dijonis Biba ka reaguar pas daljes nga Ferma VIP. Ai ka ndarë një foto dhe një mesazh për publikun.
‘Faleminderit të gjithë shqiptarëve për mbështetjen, u qofsha fal. Rrugëtimi im te Ferma mbaroi’
Kujtojmë se një ditë më parë Dijonisi mbylli rrugëtimin e tij në “Ferma VIP”.
“Unë sot kam vendosur të largohem nga ferma dhe këtë e them seriozisht. Nuk e përballoj dot më, kam ditë që e mendoj. Jam dorëzuar nuk mundem. Valixhen e kam bërë gati, kam folur do largohem tani. Nuk mundem më”, u tha Dijonisi banorëve.
Dijonisi ka hyrë në fermë që prej fillimit, 22 marsit, ku disa herë është shpallur edhe i preferuari i publikut.