Një zyrtar policor është sulmuar pasditen e djeshme në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari ka sulmuar fizikisht një nga zyrtarët policorë, që e ndaluan teksa po drejtonte motoçikletën.
I dyshuari po barte me vete një thikë, e cila është konfiskuar nga autoritetet, raporton Indeksonline.
Polici i sulmuar ka pësuar lëndime trupore, për të cilat edhe ka marrë tretman mjekësor.
“I dyshuari me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt” thuhet në njoftim.
Rasti është cilësuar si “Sulm ndaj personit zyrtar dhe Lëndim i lehtë trupor”.