Grupi i humorit “Stupcat” ka bërë një rikthim emocionues me serialin e tyre të ri “Me Gjylen”, i cili do të fillojë transmetimin këtë të premte, shkruan Gazeta Neutral.
Në këtë rikthim të shumëpritur, thelbi i vëmendjes është te rikthimi i dy aktorëve të dashur, Osman Azemi dhe Mensur Safqiu, të cilët janë njohur për talentin dhe kontributin e tyre të madh në humorin shqiptar.
Mirëpo si duket emri “Stupcat” nuk po ju qëndron bukur pa Vedat Bajramin.
Fansat janë të ngazëllyer për kthimin e tyre dhe presin me padurim për të parë performancat e tyre të freskëta në serialin e ri. “Me Gjylen” premton të jetë një seri e paharrueshme me humor të shkëlqyeshëm dhe performancë të jashtëzakonshme nga Osmani dhe Mensuri.