Policia e Kosovës ka njoftuar se persona të panjohur kanë sulmuar fizikisht 5 meshkuj dhe një femër në Gjakovë pas një mosmarrëveshje verbale.
Të njëjtit kanë pranuar tretmanë mjekësor, ndërsa të dyshuarit gjenden ne arrati.
Rasti është duke u hetuar.
“Pesë viktima, katër meshkuj dhe një femër, kanë pranuar trajtim mjekësor pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshje verbale, janë sulmuar fizikisht me mjete të forta nga persona të panjohur të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjenden në arrati (nuk dihet identiteti i tyre). Njëri prej viktimave është dërguar në QKUK, njëri në spitalin e Gjakovës, ndërsa tre të tjerët pas trajtimit mjekësor janë liruar. rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e PK-së.