Bajrami: Dobët, shumë dobët – Qeveria Kurti ia humbi 4 vjet Kosovës

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka bërë një analizë të shpenzimeve të Qeverisë Kurti, duke i konsideruar ato zhgënjyese dhe duke sugjeruar një bilanc negativ në tremujorin e parë të vitit të katërt të mandatit të saj.

Bajrami tha se qeveria ka arritur të shpenzojë dukshëm më pak në investime kapitale, mallra, shërbime, subvencione dhe transfere, ndërsa ka shënuar një rritje në shpenzimet për paga dhe shtesa.

Deputetja e LDK-së ka bërë një krahasim të fakteve dhe numrave, duke vënë në dukje një mungesë prej 128 milionë eurosh në investime kapitale, të cilat përfshijnë projekte infrastrukturore në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve.

Ajo gjithashtu thekson një rritje prej 14 milionë eurosh mbi planifikimin për paga dhe shtesa, duke aluduar se qeveritarët janë më të shqetësuar për financat e tyre personale sesa për nevojat e qytetarëve.

Në analizën e saj, të cilin e ka postuar në Facebook, Bajrami përmend gjithashtu një numër kontratash që sipas saj nxjerrin në pah praktika korruptive në prokurimin publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *