Një zyrtare policore është raportuar e zhdukur më 1 maj në Rahovec.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Sheremet Elezaj i cili ka thënë se ajo është gjetur sot shëndosh e mirë.
“Sot rreth orës 17:00 zyrtarja policore e raportuar e zhdukur, është paraqitur në Stacionin Policor në Rahovec.
Gjendja e saj shëndetësore është e mirë. Rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt”, ka thënë Elezaj.Me 1 maj, Policia ka thënë se ajo dyshohet që nga e diela në mëngjes nuk është në kontakt me askënd.
“Dje është raportuar por dyshohet që nga e diela në mëngjes nuk është në kontakt me askënd, s’ka qasje as në telefon e as nuk është parë nga ajo kohë”, thuhej nga Policia e Kosovës.