Këngëtarja e talentuar shqiptare, Bleona Qereti, e cila ka kohë që ka vendosur të jetojë dhe të punojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e saj si aktore.
Bleona ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në kastin e filmit “Chief of Station”, një projekt hollivudian nën drejtimin e njohur të regjisorit Jesse V Johnson. Premiera e filmit u zhvillua vetëm dy ditë më parë, më 3 maj.
Bleona Qereti jo vetëm që ka marrë një rol në këtë film, por gjithashtu ka shkëlqyer në të, duke i dhënë projektimit një prekje të veçantë, pasi në trailerin e publikuar në profilin e saj në Instagram, ajo dëgjohet duke folur në gjuhën shqipe.
Kjo veçori i shton edhe më shumë vlerë prezantimit të aktresës në skenën ndërkombëtare, duke promovuar kulturën dhe gjuhën shqiptare.Bleona ka ndarë entuziazmin e saj me ndjekësit, duke shkruar: “Mezi pres që të gjithë të shkoni për ta parë”.