Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se është finalizuar doracaku zyrtar për dhënien e provimit të Patentës së Shoferit për të gjitha kategoritë.
Aliu ka bërë të ditur se ka përfunduar hartimi i Doracakut për Dhënien e Provimit për kategoritë A, B, C1, C dhe D.
“Për herë të parë si Ministri kemi finalizuar doracakun zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit për të gjitha kategoritë. Grupi Punues i zgjedhur nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, tashmë ka përfunduar hartimin e Doracakut për Dhënien e Provimit për kategoritë A, B, C1, C dhe D dhe tashmë doracakun zyrtar mund ta gjeni në faqen zyrtare të Ministrisë”, ka shkruar Aliu në Facebook.
Doracaku për të gjitha kategoritë e patentës së shoferit është hartuar duke marrë parasysh nevojën për përgatitje të duhur të kandidatëve për pajisje me patentë shoferë.
Rrjedhimisht kandidatët mund të përgatiten më lehtë për provimin e patentës së shoferit për kategoritë për të cilat aplikojnë.
Doracakun zyrtar mund ta gjeni në këtë link