Kurti: I përkulemi popullit të Kosovës që nuk u përkul para terrorit të Serbisë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, po e vlerëson lartë sakrificën e të rënëve, por dhe rezistencën e të gjallëve për siç thotë mospërkuljen e tyre para terrorit të Serbisë.

Në një dedikim në të cilin nderon 116 civilët shqiptarë të vrarë në Studime të Vushtrrisë, ai thotë se të rënët për liri nuk do të jenë kurrë të harruar, transmeton klankosova.tv.

”Në Studime të Vushtrrisë nderuam 116 civilët shqiptarë, nga 11 deri në 84 vjeç, të vrarë më 2 maj 1999.

Krahas sakrificës së të rënëve, e çmojmë qëndresën e të gjallëve. I përkulemi popullit të Kosovës që nuk u përkul para terrorit të Serbisë.

Të rënët për liri nuk do të jenë kurrë të harruar. Rroftë forca dhe shpresa që ata na lanë!

Lavdi!”, shkruan Kurti.

SHIKO KËTU

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *