Ndalohen pesë persona për plagosjen në Lupq të Podujevës- Prokuroria jep detaje

Pesë persona të dyshuar për plagosjen e katërfishtë në Lupq të Podujevës janë ndaluar për 48 orë.

Zëdhënësja e Prokuroria në Prishtinë, Laureta Ulaj, ka thënë për Gazetën Insajderi se është lëshuar aktvendim për ndalimin e pesë të dyshuarve për shkak të veprës penale “vrasje në tentativë”.

Ajo shtoi se personat e dyshuar që janë duke u trajtuar në QKUK janë nën masën e sigurisë nga Policia.

“Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e pesë (5) personave të dyshuar në këtë rast, për shkak të veprës penale “Vrasja në tentativë”. Personat e dyshuar të cilët janë duke u trajtuar në QKUK janë nën masën e sigurisë nga policia”, tha Ulaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *