Një punëtore e një furre në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut ka vdekur në vendin e saj të punës.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se vdekja mund të ketë qenë natyrale.
“Rreth orës 13:15, policia është njoftuar se në një furrë në Lagjen e Boshnjakëve është një person i shtrirë, pa ndenja”.
“Personi, e cila besohet të jetë punëtore në këtë furrë është dërguar me ndihmë të parë në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, ku mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e saj. Trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, tha Elshani.