Jetonte e vetme, kjo është gruaja që u gjet e vdekur në banesën e saj në Fushë Kosovë

Një grua u gjet pa shenja jete të hënën në mbrëmje në banesën e saj në rrugën “Drenica” në Fushë Kosovë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkohë që Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është 66-vjeçarja, Hira Shahini.

Sipas sinjalizuesve të Sinjalit, e ndjera jetonte e vetme, teksa nuk dihen shkaqet e vdekjes.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës dhe u bë me dije se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Është raportuar se nga familjarët, se viktima femër kosovare, në banesën e saj është gjetur pa shenja jete. Njësit relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit,  trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *