Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një organizimi të mbajtur në Gjermani ka deklaruar se ”personalisht do të ndërtoj shumicën parlamentare për të mundur bashkimin civil të të njëjtës gjini”.
Pra, ai ka premtuar se do të sigurojë votat e nevojshme për kalimin e Kodit Civil në Kuvendin e Kosovës.
Pas kësaj deklarate të Kurtit ka reaguar imami nga Shqipëria, Ahmet Kalaja.
“Kurrë mos ta mundësoftë Allahu. Amin! Haram e paç besimin e besimtarëve”, ka shkruar Kalaja në llogarinë e tij në Facebook.