Sot, këngëtarja e njohur Fifi gëzon një ditëlindje të veçantë, duke festuar ditëlindjen e djalit të saj, Theo Mal, i cili ka mbushur 1 vit të jetës, shkruan Neutral Bizz.
Me këtë rast emocionues, Fifi nisi ditën me një dedikim të veçantë për Theo Mal, duke shkruar në rrjetet sociale një mesazh të ndjeshëm për djaloshin e saj të vogël dhe një video që nga shtatëzania e saj e deri tani.
“Të dua THEO MAL PATUSHI 🫀 #1yearold“, shkroi Fifi në një postim të ndarë me fansat e saj.
Fansat e Fifi janë bashkuar në këtë festë virtuale, duke shprehur urime dhe dëshira të mira për Theo Mal në komente dhe mesazhe. Ditëlindja e Theo Mal është një moment i veçantë për familjen e Fifi, duke shënuar një vit të përjetuar së bashku me lumturi dhe emocione të mëdha./ Neutral Bizz.