Vrasje në tentativë në Ferizaj, lëndohet rëndë një person – Policia e arreston të dyshuarin

Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një rast tentim vrasje në Ferizaj, përkatësisht në rrugën “Ramadan Rexhe & Uran Tinova”.

Sipas policisë një person e ka goditur me thikë viktimën 20 vjeçar duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

I lënduari menjëherë për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Gjithashtu Policia ka arritur ta lokalizojë të dyshuarin, ku dhe e kanë arrestuar atë.

Postimi i plotë i Policisë:

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve “Ramadan R3xhe & Uran Tinova” në Ferizaj është një lëndim i rëndë trupor.

Patrullat e policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, të cilët kanë mësuar se një person me një armë të ftohtë ( thikë) ka lënduar rëndë një person tjetër mashkull, të moshês 20 vjeçar dhe është larguar në drejtim të panjohur.

I lënduari menjëherë për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësorë është transportuar për në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Ekipe të policisë, policët e rendit, hetuesit e stacionit, hetuesit rajonal të mbështetura edhe nga njësi të tjera kanë identifikuar të dyshuarin E.C ( M/K) i moshës 17 vjeçar dhe menjëherë kanë rrethuar zonën përreth dhe pas një pune intensive në terren, në orën 19:30 kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje dhe e kanë shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj për procedura tjera hetimore.

Gjithashtu në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe krim teknikët rajonal, të cilët janë duke ekzaminuar vendin e ngjarjes, ndërsa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka vendosur për ndalimin e të dyshuarit për 24 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *