Izraeli sulmon Iranin me raketa

Izraeli ka lëshuar mëngjesin e së premtes, raketa në një sulm hakmarrës kundër Iranit. Kjo është konfirmuar nga një zyrtar i lartë amerikan për ABC News.

Sipas ABCNews, lansimet e raketave pasojnë sulmin e Iranit të shtunën e kaluar, ku vendi dërgoi një breshëri prej më shumë se 300 dronë pa ekuipazh dhe raketa drejt objektivave në të gjithë Izraelin, thanë më parë zyrtarët ushtarakë izraelitë.

Një zyrtar iranian pretendon për mediat e huaja se përpjekjet izraelite ‘dështuan dhe ishin poshtëruese’ dhe të gjitha asetet e tij u ‘shkatërruan’.

Ndërkohë, po dy zyrtarë amerikanë konfirmojnë për CBS News se një raketë izraelite ka goditur Iranin.

Kjo pason sulmin iranian me dronë dhe raketë të fundjavës së kaluar kundër Izraelit, të cilit kryeministri Benjamin Netanyahu ishte zotuar se do t’i përgjigjej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *