Lirohet nga Serbia zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq është liruar nga autoritetet serbe, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Në një postim MPJD-ja ka njoftuar se përfaqësuesi i zyrës së Kosovës në Serbi, Jetish Jashari e ka konfirmuar lirimin e Jankoviqit dhe nisjen e tij për Kosovë.

“MPJD njofton opinionin e gjerë publik se përfaqësuesi i zyrës së Republikës së Kosovës në Serbi, ambasadori Jetish Jashari, ka konfirmuar se zëvendësdrejtorit i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, sapo është liruar dhe ndodhet rrugës për në Kosovë”, ka njoftuar MPJD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *