Ylli i Lilles dhe reprezentuesi kosovar, Edon Zhegrova ka ndryshuar agjentin e tij.
24-vjeçari ka lidhur bashkëpunim me agjentin e famshëm, Hasan Çetinkaya.
Çetinkaya ka një mori lojtarësh në agjencinë e tij, plot 94, duke veçuar të tillë si Frenkie de Jong e Viktor Gyokeres, shkruan Sinjali Sporti.
Ndryshe, Edoni ka 11 gola dhe 9 asistime këtë sezon në Ligue1.
Siç e konfirmoi këtë gazetari i famshëm italian, Fabrizio Romano, ai shtoi se Zhegrova është njëri nga lojtarët për t’u vëzhguar këtë verë, duke nënkuptuar se ai mund të tërheqë vëmendjen e shumë skuadrava në verë.