Një automjet me targa serbe, është djegur në veri të Kosovës, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Rasti është denoncuar dhe po ashtu është konfirmuar tashmë nga Policia e Kosovës.
Siç mëson Sinjali, viktima ka deklaruar në Polici se e gjeti veturën e djegur dhe nuk ka informacione se cili mund të jetë motivi apo kush janë të dyshuarit.
Megjithatë, sinjalizuesi nga veriu ka bërë me dije se dyshimet e para lidhen edhe me punën që ka pasur në të kaluarën pronari i veturës.
Kjo pasi që ai ka punuar si shofer i ish-kryetarit të komunës së Leposaviqit, Zoran Todiq.
Pas përfundimit të procedurave, Prokurori ka urdhëruar inicimin e rastit dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme.