Dy ish-banoret e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Vesa Vllasaliu dhe Edona James po raportohet se do të vijnë me një projekt së bashku.
Lajmi është bëri i ditur nga Shpat Krasniqi nga kompania Onima, i cili bëri një postim në Instagram me dy personazhet.
“Në shtëpinë më të madhe të muzikës, me projekte të reja. Veç fillimi…”, shkroi Krasniqi në postimin e tij në Instagram.
Sipas statusit të tij, Vesa si dhe Edona mund të sjellin një projekt muzikor së bashku, por ende pa një konfirmim më të qartë.
Javë më parë, Vesa kishte publikuar një foto nga studio e Onima-s derisa pati shkruar se disa projekte po vijnë nga ana e saj një postim të ngjashëm ka bërë edhe Edona James.