Gërvalla: Një numër i udhëtarëve iu nënshtruan bisedave informative për vitin 1999 dhe për anëtarë të UÇK-së

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, po mban konferencë për media, pasi autoritetet serbe kanë ndaluar autobusë me udhëtarë nga Kosova, në kufijtë me Kroacinë dhe Hungarinë.

Gërvalla po ashtu tha se Serbia po hakmerret pas votimit të mbrëmshëm në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës dhe personi përgjegjës për këtë është presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Ajo tutje shtoi se nuk mund të japin informacione se a janë liruar të gjithë udhëtarët, por tha se disa prej tyre i janë nënshtruar bisedave siç i quajti ajo, informative, ku ata janë pyetur edhe për vitin 1999.

“Një veprim i tillë e ka një arsye që bazohet në ditën e djeshme. Jemi dëshmitarë të deklaratave kërcënuese të Vuciqit gjatë javëve të kaluara, që ka kërcënuar jo vetëm Kosovën por edhe mbështetësit tanë. Dje nuk eci as presioni e as propaganda dhe Vuçiqi ka filluar t’i jetosjë kërcënimet e tij.

Janë shkelur masivisht të drejtat e qytetarëve tanë, një numër i madh i tyre i janë nënshtruar bisedave informative dhe kanë pasur si qëllim që të flitet për vitin 1999, për anëtarë të UÇK dhe të identifikohen mos ka të tillë në mesin e udhëtarëve.”- tha Gërvalla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *