Gazeta Neutral tre ditë më parë ka raportuar lidhur me situatën alarmante, ku Irani dhe Iraku kanë dërguar dhjetëra dronë kamikaze kundër Izraelit, si duket tensionet midis tyre kanë arritur një pikë kritike.
Sipas burimeve të sigurta brenda qeverisë izraelite, Kabineti i Izraelit ka marrë një vendim të rëndësishëm për të ndërmarrë masa të menjëhershme përgjigjeje.
Në një mbledhje të mbajtur sot, Kabineti i Izraelit ka vendosur që do të ndërmarrë një sulm të shpejtë dhe të vendosur ndaj objektiveve strategjike në Iran.
Ky vendim vjen si përgjigje për sulmet e fundit me dronë kamikaze, të cilat janë konsideruar si një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare të Izraelit.
Përgatitjet për kundërsulmin janë në proces dhe pritet që operacionet të ndërmerren shumë shpejt.
Gazeta Neutral do ju mbajë të informuar lidhur me ngjarjen.