Përurohet fidanishtja e parë moderne në Leshan të Pejës, projekt i realizuar nga Fondacioni SwissContact
Fondacioni SwissContact përmës Projektit “Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat – (PPSE)” ka mbajtur këtë të martë takim me banorët e fshatit Leshan të Pejës, raporton Ekonomia Online.
Aty u bë e ditur se fshatit Leshan i është shtuar një fidanishte e re moderne, ku në tërë Kosovën ekzistojnë vetëm 7 të tilla.
Gëzime Hasani nga ky fondacion tha se bujqësia është një prej sektorëve më të rëndësishëm të ekonomisë.
“Përmes projektit tonë synojmë të përmirësojmë qasjen, të ndihmojmë bujqësinë në Kosovë”, ka thënë ajo.
E pronari i fidanishtes së re, Hyvzi Alia u shpreh i lumtur nga kjo ndihmë e realizuar.
“Shfrytëzoj rastin t’ iu përshëndes të gjithëve, një pyetje tha ku ndodhet ky vend, në fshatin Leshan këtu është zhvilluat një kulturë e vjetër bujqësore, kemi filluar kohën e fundit një ndryshim, që të kemi risi të reja. 300 shtëpi me 2000 banorë, edhe familja jonë ka filluar me bujqësi, kemi punu fidanët në mënyrë tradicionale, e nga 2016 ta kemi menduar ta bëjmë një ndryshim në avancimin e bujqësisë”, ka thënë Alia.
Alia ka shtuar se aktualisht kanë 500 deri në 600 fidanë, e sot është me një kapacitet deri në një 1 milionë fidanë.
“Për momentin në fidanishten tonë 500 deri në 600 fidanë, e sot është me një kapacitet deri në një 1 milionë fidanë, me makineri të avancuara nisur nga përpunimi i farave e tutje”. Me makinerinë e përdorur nga Swisscontact ne kemi avancuar shumë, nuk e di se si kishte qenë një variant më i mirë mirëpo me mundësinë e një fidani të ri, është suksesi më i madh për fermerin”, ka thënë ai.
“Fidanishtja e re ka Sistem të ujitjes, është Kompani italiane, na mundëson ushqimin e fidanit”, është shprehur Alia.
Pronari Alia e falënderoi kompaninë SwissContact për ndihmën e dhënë nga ky fondacion.
I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri i cili i përgëzoi përfaqësuesit e Swisscontact dhe tha se komuna e ka përqafu këtë ide pasi që është zgjedhur edhe personin e duhur për ta ndihmuar.
“Së pari duhet me i përgëzu përfaqësuesit e Swisscontact, komuna e ka përqafu këtë ide, i përgëzoj që e kanë zgjedhur edhe personin e duhur, një njeri punëtor të cilit puna i flet vet dhe besoj të mos jetë kjo fidanishtja e vetme në Pejë por të ketë edhe tjera”, ka thënë Muhaxheri.
Meqenëse PPSE është projekt i financuar nga Agjencia Zvicrane për Zhvillim, përfaqësuesi Jean Christophe Favre tha se është kënaqësi për të, të jetë sot në fshatin Leshan, duke thënë se është rast i mirë për fermerët e zonës që të kenë fidanë cilësore.
Ai e falënderoi edhe organizatën SwissContact për bashkëpunimin dhe arritjen e gjithë këtij suksesi.
Pas fjalimeve, nga afër u panë demonstrimet e teknologjisë moderne për mbjellje dhe kultivimin e fidanëve.